75 Mall Live Search
17:12 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Limaj kujton bashkëluftëtare të tij të cilët u vranë 20 vite më parë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar tre bashkëluftëtarë të tij, të cilët u vranë 20 vite me parë.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se sot u bënë 20-vite kur Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në mënyre tinëzare nga kriminelet e regjimit të atëhershëm serb.

“Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit dhe të atdheut”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, thotë se zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet dhe se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Postimi i Limajt:

Sot u bënë 20 vjet kur Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, bashkëluftëta të mi u vranë në mënyrë tinëzare nga kriminelët e regjimit të atëhershëm serb.
Ylli, Agroni dhe Mehmeti lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur zërit dhe nevojës së atdheut.
Zbardhja e rastit të vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet yni dhe në këtë drejtim institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryerësit e këtij krimi të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.