75 Mall Live Search
19:12 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Limaj kujton bashkëluftetarin e tij në 20-vjetorin e rënies

Kryetari i Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike, ka kujtuar me krenari heroin e kombit dhe bashkëluftëtarin e tij, Ramiz Shalën.

“Ai ra heroikisht në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë në mbrojtje të atdheut. Rënia heroike e Ramizit ishte humbje e madhe për Brigadën 121, por edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për Ramizin. Lavdi dëshmoreve të Kombit”, ka shkruar Limaj.