75 Mall Live Search
10:01 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Limaj kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 21-vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 21-vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe dr. Hazir Malajt.

Limaj ka shkruar se Iliri ishte një prej luftëtareve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strateg i madh i UÇK-së.

“Gjeneral Ilir Konushevci, do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Po këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.          

Postimi i plotë i Limajt:                                  

Sot bëhen 21 vjet nga rënia heroike e njërit prej luftëtarëve të orëve të para për lirinë e Kosovës, strategut të madh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të Kombit, Ilir Konushevci.

Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një atdhetar i pashoq e luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Po këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e Kombit, Dr. Hazir Malaj.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevecit dhe Hazir Malajt!

Lavdi dëshmorëve të Kombit!

FL