10:50 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Limaj kujton Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar 22 vjetorin e rënies se Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt.

Limaj e ka vlerësuar lart kontributin e Konushevcit për të cilin ka thënë se ishte një nga strateget më të shquar të UÇK-së.     

                     

Postimi i plotë i Limajt:        

Sot në 22 vjetorin e rënies kujtojmë̈ me pietet strategun e shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një̈ nga celulat e para të UÇK-së, heroin e kombit, Ilir Konushevci.

Gjeneral Ilir Konushevci do të mbetet përherë̈ në kujtesën tonë si një̈ idealist i cili nuk kurseu asgjë̈ për lirinë̈ e vendit.

Në këtë ditë kujtojmë edhe mjekun nga Tropoja, dëshmorin e kombit dr. Hazir Malaj.

Lavdi jetës dhe veprës së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt!

Lavdi dëshmorëve të kombit!