75 Mall Live Search
11:42 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Limaj kujton mjekun e luftës së UÇK-së, Shpëtim Robaj, në 22-vjetorin e rënies

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 22- vjetorin e rënies së mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj.

Limaj thotë se doktor Shpëtim Robaj ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha, duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile.

“Ai ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Sot bëhen 22 vjet nga rënia e mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj

Postimi i plotë:

Sot bëhën 22 vjet nga rënia e e mjekut dhe humanistit dëshmor, Shpëtim Robaj.

Doktor Shpëtim Robaj ishte nga të parët që iu përgjigj zërit të atdheut dhe nevojës që kërkonte koha, duke u angazhuar në radhët e UÇK-së, ku dha kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile

Ai ra në luftë derisa po shkonte për të shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë dhe popullatës civile.

Lavdi jetës dhe veprës të doktorit të luftës, Shpëtim Robaj! Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!