Limaj kujton Tahir Sinanin: Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka kujtuar komandantin e njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani.
Sipas Limajt ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës
Ai shprehu krenarinë që kishte përkrah tij në rrugëtimin për lirinë e vendit, duke e cilësuar Sinanin si burrë dhe strateg të pazëvendësueshëm.
Postimi i plotë:
Sot përkujtojmë me pietet luftëtarin e madh nga Tropoja, bashkëluftëtarin tim dhe një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani.
Ai ishte një atdhetar i pashoq dhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës. Si patriot i madh dhe njohës i mirë i artit luftarak, ai i dha shpirt e zemër luftës së UÇK-së.
Krenar që në rrugëtimin tonë për lirinë e vendit përkrah kisha një burrë dhe strateg si Tahir Sinani.
I paharrueshëm qoftë kujtimi për Tahir Sinanin!./Indeksonline/