Limaj kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, thotë se trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën, në 38-vjetorin e vrasjes se tyre.
Kreu i Nismës i ka vlerësuar lart për kontributin e tyre si tre veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare.
“Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Limaj më tej thotë se ndonëse kanë kaluar 38 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.
“Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës!”, ka shkruar Limaj.