11:53 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Limaj kujton vëllezërit Gërvalla, vlerëson lart kontributin e tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka kujtuar 36 vjetorin e rënies se vëllezërve Gervalla e Kadri Zeka.

Ka thënë se 36 vite me parë, Kosova humbi tre intelektualë e veprimtar të mëdhenj të çështjes kombëtare.

Numri dy i qeverisë Haradinaj, ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka dërguan një stad tjetër përpjekjet e popullit të Kosovës për liri.

Sipas Limajt, Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës.

“Ndonëse kanë kaluar 36 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët. Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gervalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Limajt.

“Ndonëse kanë kaluar 36 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët”.

Temat: