75 Mall Live Search
21:35 / E Enjte, 29 Janar 2026 / F.R

Limaj: Kulmi i veprimit antikushtetues ishte shpërndarja e Kuvendit

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë I ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës gjatë periudhës së vitit 2025 kur kishte krizë institucionale.

Rrjedhimsht, ai ka thënë se shpërndarja e Kuvendit ka qenë anti-kushtetuese, kështu kemi pasur edhe zgjedhje anti-kushtetuese

“Kur futesh në veprime anti-kushtetuese, kulmi është shpërndarja e Parlamentit. Presidentja e Kosovës me shkelje të kushtetutes ia ka marrë mandatin 120 deputetëve, e ka dërgu vendin në zgjedhje dhe kemi pasur zgjedhje anti-kushtetuese”.