22:39 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Limaj: Kurti vet e shkaktoi krizën, e la vendin pa qeveri në kohë pandemie

Lideri i NISMA-s Fatmir Limaj, duke komentuar rrëzimin e qeverisë, ai tha që kryeministrti Kurti nuk ka qenë i aftë të ballafaqohet me tema të mëdha se mos përvoja e tij, ka krijuar edhe krizë institucionale, e cila lindi në kohë pandemie.

Këto komente ai i bëri në PRESSING derisa tha sot po bëhet alternativë që të ecet më tutje, përcjellë Indeksonline.

“Lëre më që u hek taksa, por nuk ka as reciprocitet. Taksa tashmë është larguar. Dhe Kurti e bëri lamsh, duke thënë po e heqim taksën, e më pas po e vendosim reciprocitetin. Dhe çka solli? Solli, ajo që erdhëm deri në këtë acaim, që nuk e besoj që është bërë për taksën.

Është e padrejtë që sot ta lëmë vendin pa qeveri në kohë pandemie, por Kurti është ai që vet e shkaktoi krizën. Ai e la vendin pa qeveri në mes të krizës së virusit korona.

Imagjinoni sikur t’i kish përmbush kushtet e vendosura nga LDK, për kthimin e Veliut e heqjen e taksës. Vet Kurti e prodhoi krizës. Ndërsa angazhimi ynë ishte për ta hequr Kosovës nga kriza politike. E sot, po bëjmë përpjekje për ta bërë një alternativë që të ecim tutje”, ka thënë Limaj.

Tutje ai ka shtuar se Kurti është dashur të shkoi ta shoh vet marrëveshjen e fshehtë për të cilën flet dhe t’i informojë qytetarët se çfarë po ndodhë.

“Unë mendoj që s’ka qenë i gatshëm me marr pjesë në temat që po vijnë. Ai e ka lënë votuesin me pikëpyetje, është dasht me pa se deri kur ka shkuar dialogu, m’i njoftu qytetarin, ndërsa ne e kishim duartrokitur.

Por, është edhe moseksperienca, jo partneriteti dhe një numër i madh probleme të tjera, e që s’është e lehtë me drejtu shtetin”./Indeksonline