75 Mall Live Search
13:42 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

Limaj-Kurtit: ÇU Albin drejtoje ti pra dialogun me Serbinë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherit deputet i kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka folur para të zgjedhurve të popullit në seancën e jashtëzakonshme për taksën të thirrur nga opozita.

Limaj ndër të tjera ka komentuar edhe letrën që kryeministri Kurti ia ka dërguar sot presidentit të Amerikës, Donald Trump, transmeton Indeksonline.

Në këtë letër kreu i qeverisë, i ka thënë Trumpit se për dialogun me Serbinë deri më tani nuk ka pasur koordinim në mes të përfaqësuesve të Kosovës, por që kjo do të përfundojë me qeverinë që drejton ai.

Ndërsa Limaj, i drejtohet Kurtit:

“Ne letrën që ia kishe dërgu presidentit amerikan, s’ke dashtë që Thaçi mos me vazhdu me udhëheq më dialogun, Çu pra, Çu Albin ti nisu drejtoje dialogun.”./Indeksonline