12:04 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

“Kush jemi ne me jep konstatime, organet e drejtësisë le të vendosin”

Fatmir Limaj, zëvendëskryeministri ka kritikuar fjalimet e deputetëve në parlament për gjuajtën me armë të zv.kryeministrit Gashi.

Limaj ka thënë se kjo temë nuk ka pasur materie për tu trajtuar në Kuvend, pasi sipas tij janë shumë tjera me rëndësi që u bëhen padrejtësi qytetarëve e nuk trajtohen.

Limaj ka thënë mos të shëndrrohet kuvendi në hiprokizi por në parlament që trajtohen probleme të ligjit, shkruan Indeksonline.

Në parlament dhe vet parlamenti trajton tema të ndryshme me interes të publikut, dhe objektiv i debateve është me ardhë në përfundim që ose me u ngritë çështja në nivel ma të lartë më marr vëmendje ose me u trajtu tema përmes organeve kompetente. Interpelanca e sotme është pa materie dhe duke llogaritur që është nisur nga një grup shumë serioz që ka një përvojë politike të trajtimit të problemeve të vendit. Mbajtja e kësaj temë në vëmendje më shumë se një muaj është jo serioze, e thëmë këtë në kontekstin e ndikimit medial ,sesa me arrit objektivin aty ku pretendohet nga fjalët që u thanë. Së pari parlamenti i Kosovës këtu duhet të shqetësohet me probleme të ligjit e jo me u bë parlament hipokrit. Na jemi duke fol për një veprim, se a është kriminal a jo, këtë e vendos gjykata. Kush jemi ne me trajtu këtë teme e me dhanë konstatime se çka ka ndodh. Para se me tregu se sa ka hipokrizi këtu, si është e mundur që me u fabriku mesazhet, me falsifikua, me mbajtë njerëz nëpër burgje, pse nuk shkoni me i qitë ata polic që i kanë shti durtë e me i qit para drejtësisë. Një koleg i juaj, 8 vite është mbajte në burg e kanë akuzu e kanë stigmatizu edhe familjen e tij, e ju nuk keni folur asnjëherë. Ka shumë tema, qindra probleme të qytetarëve që duhet me u merr Kuvendit” ka thënë Limaj raporton Indeksonline.