Limaj, letër Hamzës që Nisma të jetë në listën e PDK-së në zgjedhje
NISMA Socialdemokrate i ka dërguar zyrtarisht një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza dhe kryesisë së kësaj partie, ku shpreh gatishmërinë për bashkëpunim politik dhe pjesëmarrje në listën zgjedhore të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.
IndeksOnline e ka siguruar letrën zyrtare që kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ia ka dërguar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzes.


