75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Limaj: Ligji dhe platforma janë dy gjëra të ndryshme, duhet të dallohen

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme e cila është caktuar për sot me kërkesë të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë së cilës është paraparë që të diskutohet projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror.

Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj që është edhe bashkëkryesues i ekipit negociator për bisedime me Serbinë, ka thënë që duhet të dallohet ligji me platformën pasi janë dy gjëra të ndryshme.

“Duhet të dallohet ligji me platformën janë  dy gjëra të ndryshme. Ligji i rregullon kompetencat nuk ka lidhje me një dokument politik; nëse këtu ka vullnet mund edhe të votohet platforma mbetet në vullnetin e deputetëve se a duan ta votojnë. Platforma vjen si rezultat i obligimit që ka marrë dhe nga ajo rezolutë”, ka theksuar Limaj. /Indeksonline/