Limaj: Masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë homazhe në Reçak në 25-vjetorin e masakrës që pati tronditur botën.
Limaj ka thënë se masakra e Rçakut është në themelet e lirisë së Kosovës: andaj me përkulje nderojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por të gjithë kombit.
“Kemi qenë zëra të paktë që tash e 25 vite kemi ngritur zërin duke kërkuar që të jemi të kujdesshëm me të kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri”, thuhet ndër të tjera në postimin e Nismës Socialdemokrate.