Limaj mban konferencë për media, a është kjo arsyeja
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj do të mbaj sot konferencë për media.
Sipas njoftimit të Nismës dërguar medieve, Limaj do t’i drejtohet gazetarëve në ora 15:00.
Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference, por ajo që dihet është se të hënën Kuvendi do të diskutoje për platformën e Dialogut me Serbinë.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të Nismës në lagjen Pejton.