Limaj: Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Sopaj

Kryetari i partisë Nisma, Famir Limaj ka shprehur ngushëllime për humbjen e dy anëtarëve të familjes Sopaj nga Malisheva, në aksidentin e sotëm i cili ndodhi në Sibovc të Podujevës, shkruan TV Malisheva.
“Me hidhërim të thellë morëm lajmin për humbjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Sopaj nga Janqisti i Malishevës”, thuhet ndër të tjera në letër ngushllëim.
Vdekja tragjike e dy mërgimtarëve tanë si pasojë e një aksidenti me fatalitet, na ka prekur të gjithëve si shoqëri.
“Ngushëllime familjes Sopaj, miqve dhe gjithë atyre që janë prekur nga kjo ngjarje tragjike. Të lënduarve ju uroj shërim të plotë e të shpejtë!”, thuhet ndër të tjera.