Limaj: Me padurim po pres ndeshjen Kosovë- Mali i Zi
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me padurim po e pret fillimin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, që pret edhe sonte djemtë e Kosovës të na bëjnë krenar me paraqitjen e tyre.
Ai iu ka uruar sukseseve lojtarëve të Kosovës në rrugën drejt “EURO 2020”.
Postimi i Limajt:
Me padurim po pres fillimin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Pres që edhe sonte djemtë tanë të na bëjnë krenarë me paraqitjen e tyre.
Suksese djema në rrugën drejt “Euro 2020”!
Forca Kosova!
FL