21:40 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Limaj merr pjesë në pritjen e Ipeshkvisë, ky eshtë mesazhi i tij (Foto)

Nën organizimin e Ipeshkvisë së Kosovës, u mblodhën të parët e vendit sonte në Katedralen ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë.

Me këtë rast, i pari i Nismës për Kosovën njëherësh zv/kryeministri i vendit, Fatmir Limaj, ka uruar përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës dhe mysafirët prezent, transmeton Indeksonline.

Limaj gjithashtu ka ftuar që harmonia ndërfetare e cila ka karakterizuar popullin shqiptarë ndër vite të kultivohet edhe më shumë.

Postimi i plotë:

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmiri Limaj bashkë me kryetaren e Gruas se Nismës, Valdete Bajrami dhe anëtarin e Kryesisë, Fehmi Hysenaj morën pjesë në pritjen e solemne të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës me rastin e festës se Krishtlindjeve.

Kryetari Limaj uroi përfaqësuesit e Ipeshkvisë së Kosovës dhe mysafiret prezent.

Limaj uroi që të gjithë besimtarët krishterë ta kalojnë këtë festë sa më mirë, me shëndet e mirëqenie.

Kryetari Limaj ftoi që harmonia ndërfetare, e cila e ka karakterizuar popullin shqiptarë ndër vite të kultivohet edhe më shumë.