75 Mall Live Search
15:42 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj merr pjesë në varrimin e veteranit të UÇK-së, Mustafë Hoxha

Kryetari i ‘Nismës’, Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në varrimin e veteranit të UÇK-së, Mustafë Hoxha.

Ai ka postuar disa fotografi nga varrimi në Facebook, duke shkruar se Hoxha do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si intelektual.

“Sot ia dhamë lamtumirën e fundit veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut dhe bashkëpunëtorit tim, Mustafë Hoxha. Tafa do të mbetet përherë në kujtesën tonë si intelektual, patriot e ndërmarrës i suksesshëm, por mbi të gjitha si njëri human e modest. U prehsh në paqe miku im! I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Limaj./Indeksonline/

Image may contain: 5 people, people standing and outdoor
Image may contain: 17 people, people standing and outdoor