75 Mall Live Search
14:32 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Limaj në ditën e infermiereve: Shteti të bëjë më shumë për ta

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot në ditën ndërkombëtare të infermierëve, u ka shprehur mirënjohje atyre dhe gjithë mantilbardhëve për punën dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm, veçanërisht në këtë kohë ku vendi po përballët me pandeminë e COVID-19.

Gjithashtu, i pari i Nismës, përmes një statusi të tij në rrjetin social, “Facebook”, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të trajtojnë me prioritet kërkesat e infermierëve, në mënyrë që të menaxhohet sa më mirë kjo gjendje dhe ata të kenë më të lehtë ballafaqimin me këtë virus të padukshëm.

Postimi i plotë i Limajt:

Sot, në ditën ndërkombëtarë të infermierëve shpreh mirënjohjen dhe respektin tim për të gjithë infermierët, për punën dhe përkushtimin e tyre, veçanërisht në kohën e tanishme të pandemisë.

Infermierët dhe në përgjithësi mantilbardhët, sot janë në vijën e parë të frontit në përballje me këtë virus të padukshëm.

Andaj, institucionet e Kosovës e kanë për obligim që t’i trajtojnë me prioritet kërkesat e tyre, të cilat janë në funksion të një menaxhimi sa më të mirë dhe për t’ua bërë më të lehtë angazhimin e tyre drejt fitores së kësaj beteje me COVID-19.