75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Limaj në Drenas, merr mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka takuar strukturat drejtuese të degës së këtij subjekti në Drenas.

Limaj ka thënë se Drenasi është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese.

“Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:

Drenasi është rreshtuar fuqishëm për Kosovën fituese, veç VEPRA! Në kohën kur Kosova po ballafaqohet me krizë ekonomike, mungesë sigurie dhe sanksione ndërkombëtare, lista jonë për Kosovën fituese, e cila është veçVEPRA, ka ofertën më të mirë për realizimin e objektivave shtetërore, si dhe faktorizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Pavarësia energjetike, rivitalizimi i ndërmarrjeve publike, anëtarësimi në NATO, shëndetësia, arsimi dhe bujqësia janë zotimet tona para çdo qytetari të Kosovës. Zotimet tona janë siguri për të ardhmen, sepse e kaluara jonë është veçVEPRA.