Limaj në fshatrat e Skenderajt shpalos kauzën me Çlirimtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë dhe përkrahes në Kopiliq të Skenderajt.
Limaj aty ka shpalosur vizionin e Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ka folur për rëndësinë e kauzës për çlirimtarët.
“Gatishmëria dhe përkushtimi i madh që po shohim te mbështetësit tanë në Drenicë dhe anekënd vendit, për t’u rreshtuar krah rrugës sonë të drejtë, po na jep edhe më tej besim e siguri që kauza jonë “Me çlirimtarët”, vlerat kombëtare dhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas 14 shkurtit do të jenë të mbrojtura e të përfaqësuara denjësisht nga deputetët tanë në Parlament”, ka thënë ndër të tjera Limaj.
Postimi i plotë:
Për ta shpalosur vizionin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e kauzës sonë për çlirimtarët, kryetari Limaj me bashkëpunëtorë mbrëmë ka takuar bashkëluftëtarë e të rinj në konakun e bacës Hysen Hyseni në Kopiliq të Skenderajt.
Gatishmëria dhe përkushtimi i madh që po shohim te mbështetësit tanë në Drenicë dhe anekënd vendit, për t’u rreshtuar krah rrugës sonë të drejtë, po na jep edhe më tej besim e siguri që kauza jonë “Me çlirimtarët”, vlerat kombëtare dhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas 14 shkurtit do të jenë të mbrojtura e të përfaqësuara denjësisht nga deputetët tanë në Parlament.
#MeÇlirimtarët
