75 Mall Live Search
16:27 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Limaj në Gjermani, zhvillon takime në Kancelari

Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj është duke qëndruar në Gjermani ku po takohet me figura të rëndësishme politike atje.

Në një intervistë për mediat kosovare ai ka folur rreth këtyre takimeve

Limaj ka thënë se ka zhvilluar një takim shumë të hapur, ku ka biseduar tema të ndryshme.

“Sot siç e dini kam bërë një vizitë në Berlin. Kam takuar në Bundestag, shefin e CDU-s. Kemi biseduar për zhvillimet aktuale në vend. Kemi biseduar për angazhimet dhe impaktin e Samitit të Berlinit. Po ashtu kemi shfrytëzuar të bisedojmë edhe për parapërgatitjet për takimin e Parisit. Gjithashtu temë ka qenë edhe liberalizimi i vizave. Temë e diskutimit po ashtu ka qenë edhe mohimi i krimeve që po i bën shteti serb dhe po ashtu forma të tjera të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ka qenë një takim dhe bisedë shumë konstruktive, shumë e hapur.”, tha ai.

Tutje, Limaj ka thënë se ka pasur takim mjaftë të frytshëm në Kancelarinë Gjermane , ku kanë folur kryesisht për temat aktuale./Indeksonline/