75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj në gjykatë, dëshmon në rastin ‘Syri i Popullit’

Sot është vazhdimi i seancës gjyqësore e njohur si “Syri i Popullit” që ka filluar të mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Dëshmitari i parë që do të dëgjohet është zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Në këtë çështje janë implikuar shumë figura të larta publike që sipas “Syrit të Popullit” janë tradhtarë dhe duhet ekzekutuar.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme do të dëshmojnë në gjykatë edhe profile të tjera të larta.