14:50 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Limaj në Gllogjan për ngushëllime në familjen Haradinaj (Foto)

Familjen e kryeministrit Ramush Haradinaj me rastin e vdekjes së babait, e ka vizituar zëvëndës kryeminitri njëherit kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj së bashku me kabinetin e tij.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa theksoi kontributin e Hilmiut për vendin tonë.

“Në familjen e kryeministrit Haradinaj për ngushëllime me rastin e vdekjes së Bacës Hilmi! Ramushit, Dautit dhe gjithë familjes Haradinaj u shprehëm ngushëllime për vdekjen e Bacës Hilmi. Lavdi jetës dhe veprës së Bacës Hilmi! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës për të cilën kontribuoi e dha gjithçka! Lavdi!”, ka shkruar Limaj në faqën e tij zyrtare në Facebook.

Ndryshe Hilmi Haradinaj ka vdekur në orët e para të ditës së sotme pas një sëmundjeje të rëndë./Indeksonline/