75 Mall Live Search
10:03 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Limaj: Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllezërit dhe motrat, që pësuan nga tërmeti, në Shqipëri

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas tërmeteve që goditen Shqipërinë.

Kreu i Nismës ka thënë se tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Shqipërinë mbrëmë dhe mëngjesin e së martës kanë shqetësuar të gjithë shqiptarët.

“Në këto momente të rënda, lutjet tona janë për vëllezërit dhe motrat tona që pësuan nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë”, ka shkruar Limaj.

Ai i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të cilët humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.