Limaj në Pejë: Kosova ka vendosur për Kosovë Fituese 137

Fatmir Limaj, kryetari i Nismës, ka thënë se koalicioni Kosova Fituese është mbështetëse e bizneseve.
Në tubimin përmbyllës sot në Pejë, ai tha se bizneset i shohin si promotorë të zhvillimit të Kosovës.
“Ne do t’i kthehemi e do ti fuqizojmë, ne bizneset i kemi partnerë si promotorë të zhvillimit ekonomik, ne i nderojmë dhe i falënderojmë të gjithë ata burra që sot punojnë për të zhvilluar Pejën e Kosovën”.
“Gjithë ato kompani të suksesshme të cilan janë bërë krenari e Kosovës, ata janë partnerë dhe pjesë e shtetndërtimit të Kosovës. Ata çdo ditë po marrin pjesë në fuqizimin e shtetndërtimit të Kosovës”, ka thënë Limaj.