20:53 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj: Në Prishtinë askush nuk mund të qeverisë pa Nismën

Kryetari i ‘Nismës’, Fatmir Limaj gjatë ditës së sotme mbajti një tubim në qytetin e Prishtinës, ku prezantoj 880 aderimet e reja.

Pas tubimit, ai ka postuar një status duke thënë se rritja dhe fuqizimi i Nismës anekënd vendit nuk ka të ndalur, transmeton Indeksonline.

Tutje, ai tha se i ka siguruar anëtarët e rinj të nismës dhe strukturat se në Prishtinë askush nuk do të mund të qeverisë pa Nismën.

Në fund ai dha një porosi për Nismën në Prishtinë, që të mos merren me të tjerët dhe mos t’i shajnë të tjerët por të punojnë për të fuqizuar partinë.

Më poshtë keni statusin e plotë të Fatmir Limajt:

:Rritja dhe fuqizimi i Nismës anekënd vendit nuk ka të ndalur”

“Kënaqësi e jashtëzakonshme t’i mirëpresim sonte në një tubim madhështor 880 anëtarë të rinj në degën e Nismës në Prishtinë.”

“Mjekë, profesorë universitarë, juristë, ekonomistë, agronomë, studentë të profileve të ndryshme, të rinj e të reja, intelektualë me vullnet e energji pozitive për të kontribuuar për Prishtinën dhe Kosovën.”

“Në emër të Nismës u shpreha mirënjohje për vendimin e tyre për t’iu bashkuar Nismës dhe u zotova se nuk do t’i zhgënjejmë për vendimin e tyre.”

“Ardhja në mënyrë kaq masive do ta fuqizojë jo vetëm degën e Nismës në Prishtinë, por gjithë subjektin tonë.”

“Anëtarët e rinj dhe strukturat e Nismës në Prishtinë i sigurova se askush në Prishtinë nuk mund të qeverisë pa Nismën Socialdemokrate dhe kjo vjen si rezultat i angazhimit dhe besimit të qytetarëve të Prishtinës te Nisma.”

“Ne dalim nga ky tubim shumë më të fuqishëm dhe me përgjegjësi shumë të larta. Të gjithë, siç jemi bashkuar, të vazhdojmë fuqishëm për punë të mbara në shërbim të vendit.”

“Porosia ime për strukturat e Nismës në Prishtinë: Mos u merrni me të tjerët dhe mos i shani të tjerët. Në vend të kësaj ne do të punojmë për ta fuqizuar partinë për t’i shërbyer vendit.”, tha ai./Indeksonline/