Limaj në Thumanë, bashkë me presidentin Meta në zonën më të goditur nga tërmeti
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh Koordinator Kombëtar i dy qeverive bashkë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ndodhën aktualisht në Thumanë , në zonën më të goditur nga tërmeti
Limaj dhe Meta kanë vizituar banorët të cilët po qëndrojnë në tenda dhe ka ndarë dhimbjen me ta për këtë fatkeqësi të madhe natyrore.
A ka vizituar forcat speciale të Kosovës të cilët i kanë ndalë në ndihme vëllezërve tanë nga Shqipëria të cilat i ka përgëzuar për punën dhe përkushtimin.
Limaj më herët ka bërë me dije se e ka njoftuar qeverinë shqiptare, dhe se agjencitë e transportit kanë venë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjellë në Kosovë të gjithë ata qytetarë që vendosin të strehohen në vendin tonë.