22:38 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Limaj në Viti: Zëri i çlirimtarëve do të dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është pritur në mënyre madhështore nga bashkëluftëtarë në qytetin e Vitisë. Pikërisht ky qytet dhe Anamorava në përgjithësi i kanë dhënë mbështetje në takimin e sotëm për kauzën në mbrotje të vlerave kombëtare.

Limaj duke shpalosur projektin e tij në iti ka thënë se nevojitet rikthim dhe fuqizim i të kaluarën sonë, sepse lufta e UÇK-së ai thotë se është celësi i të ardhmës tonë.

“Po i primë kësaj kauze kombëtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse djemë dhe vajza anekënd vendit, sot kanë nevojë të degjojnë për kontributin e prindërve të tyre gjatë luftës, kanë nevojë të degjojnë për sakrificën e luftën e shenjtë të Ushtrisë sonë Çlirimtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt: Më shumë se kurrë sot kauzës sonë i duhet mbështetja që po na jep Vitia dhe Anamoravë në përgjithësi, që zëri i Çlirmtarëve të jehojë fuqishëm në Parlament dhe kudo në kryeqendrat evropiane ku diskutohet për Kosovën.

Ne kemi dalur me kauzën tonë për rikthimin dhe fuqizimin e të kaluarës sonë, sepse lufta e UÇK-së është çelësi i të ardhmës sonë. Po i primë kësaj kauze kombëtare për zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse djemë dhe vajza anekënd vendit, sot kanë nevojë të degjojnë për kontributin e prindërve të tyre gjatë luftës, kanë nevojë të degjojnë për sakrificën e luftën e shenjtë të Ushtrisë sonë Çlirimtare.

Zërat në rritje qe po na thonë se na keni lodhë me luftën e UÇK-së, janë duke na thënë harrone të kaluarën dhe historinë e lavdishme, por e kanë të kotë, sepse ne jemi këtu, ne jemi ata që bashkë me njerëzit e mirë të Anamoravës dhe gjithë vendit, do të punojmë çdo ditë që zëri i Çlirimtarëve dhe i vlerës së UÇK-së të dëgjohët sa më fuqishëm. #MeÇlirimtarët