19:09 / E Martë, 12 Shkurt 2019

Limaj: Nesër ia dërgojmë krerëve dhe dy partive opozitare draft-platformën e dialogut

Sonte ekipit negociator për dialogun ka mbajtur një takim të mbyllur, ku është diskutuar për draftin e platformës së dialogut Kosovë-Serbi.

Fatmir  Limaj ka thënë pas takimit se sonte kanë punuar në këtë draft më detajisht, raporton Indeksonline.

“Sonte kemi punuar disa orë në detaje, si dhe kemi marr vendim që nesër delegacioni i Kosovës përfundimisht t’ia dërgoj presidentit, kryeministrit, kryeparlamentarit atë,  kurse pasnesër delegacioni do ta votoj dhe do ta dërgoj për parlament. Pra, nesër u dërgojmë dokument shtesë krerëve të shtetit, për ta dërguar pastaj drejt parlamentit, i cili i jep delegacionit vendimin final pas konsultimit dhe pas mundësive të intervenimit që mund të ketë ose sugjerimet që mund ti kenë krerët”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, në fund delegacioni i shqyrton sugjerimet dhe pas trajtimit të tyre, e voton draft-platformën dhe nga ai moment i dërgohet zyrtarisht edhe parlamentit të Kosovës.

“Gjithashtu do tu dërgojmë edhe dy partive opozitare draft-platformën finale, këto janë rezultatet”, ka përfunduar Limaj. /Indeksonline/