75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Limaj nga Mitrovica: Mbështetja për ne po rritet fuqishëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me qytetarë të nëpër komunat e Kosovës, ndërsa sot ka vizituar Mitrovicës.

Ai është pritur nga familja Sadriu në fshatin Vaganicë.

Limaj ka thënë se mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar.

“Jam tejet i lumtur që mbështetja për ne po rritet fuqishëm dhe që njerëzit vullnetmirë në Mitrovicë dhe anekënd vendit janë mobilizuar krah nesh dhe kauzës sonë të drejt për mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e vlerës së UÇK-së”, ka shkruar Limaj.