Limaj në përkrahje të kombëtares: Përpara Kosovë!
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, edhe sonte si në çdo ndeshje të Kosovës është i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, për të përkrahur Kosovën në ndeshjen me Bullgarinë.
Limaj ka postuar një fotografi duke përcjelle ndeshjen shumë të rëndësishme të Kosovës.
“Përpara Kosovë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.
Ndryshe, Limaj ndjek nga afër pothuajse çdo ndeshje të Kosovës në futboll.