21:05 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Limaj ngushëllon familjaret e viktimave në aksidentin e sotëm në Mramor

Kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar për aksidentin e sotëm në Mramor ku vdiqën tre persona.

Limaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga ky aksident.

Ndërsa të lënduarve dhe ambasadores turke e cila është përfshirë në këtë aksident u ka uruar shërim të shpejtë.

Kryetari Limaj u shpreh ngushëllime viktimave të aksidentit të sotëm, të lënduarve u uron shërim të shpejtë

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e tre personave në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të atyre që humbën jetën në këtë aksident tragjik.

Ambasadores së Turqisë në Kosovë, Kivilçim Kiliç, dhe të lënduarve tjerë nga ky aksident u uroj shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e Limajt.