13:06 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Limaj ngushëllon familjen dhe gazetarët për vdekjen e Ibrahim Rexhepit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, Fatmr Limaj ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit, Ibrahim Rexehpi.

Limaj ka shkruar se Kosova ka humbur një nga gazetarët më të mirë në fushën e ekonomisë.

“Ibrahim Rexhepin do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar, mikut tim, Ibrahim Rexhepit.

Kosova ka humbur një nga gazetarët më të mirë në fushën e ekonomisë.

Ibrahim Rexhepin do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.

U prehsh në paqe Ibro!FL

Temat: