Limaj ngushëllon familjen e bashkëluftetarit të tij Agim Shala i cili vdiq sot
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen e bashkëluftetarit të tij Agim Shala, i cili ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Limaj ka thënë se Agim Shala ishte ushtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një burrë fisnik, i dashur për të gjithë bashkëluftetarët dhe luftetarë trim. I shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Shala, miqve dhe të gjithë bashkëluftetarëve. U prehsh në paqe bashkëluftetari im”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Varrimi i luftetarit të UÇK-së, Agim Shala bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Kleçkë.