75 Mall Live Search
15:00 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Limaj ngushëllon familjen Gashi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ngushëllon familjen Gashi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sylejman Gashi!

Postimi i kryetarit Limaj:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e gazetarit shumëvjeçar Sylejman Gashi nga Kijeva e Malishevës.

Sylejmanin do ta kujtojmë përherë si njeri të urtë, të devotshëm e profesionist.

Ai ka dhënë kontribut të madh në afirmimin e çështjes tonë kombëtare në ShBA. Vdekja e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe më gjerë.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe gjithë komunitetit të gazetarëve.