20:28 / E Diele, 08 Korrik 2018 / indeksADMonline

Limaj ngushëllon familjen Sadikaj, bën thirrje për kujdes në trafik

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllim familjes Sadikaj për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të saj në një aksident trafiku.

Limaj ka thënë se ky lajm ka prekur të gjithë qytetarët e vendit.

Ai ka apeluar që të gjithë vozitësit që të kenë kujdes më të madh në komunikacion në mënyre që të shmangën aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve të Kosovës.

Limaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të marrin të gjitha masat e nevojshme për evitimin  e aksidenteve me fatalitet./