75 Mall Live Search
12:46 / E Mërkurë, 07 Korrik 2021 / AR

Limaj ngushëllon familjen Veseli për ndarjen nga jeta të babait të Kadri Veselit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas vdekjes së babait të Kadri Veselit.

Në emër të Nismës Socialdemokrate, ai i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli, miqve dhe të gjithë dashamirëve të të ndjerit transmeton “Indeksonline”.

“Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare, që në çdo periudhë të rëndësishme për vendin, kanë qenë në ballë të kontributit për të mirën e atdheut”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë i Nismës:

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Fazli Veseli, babait të bashkëluftëtarit tim, Kadri Veseli, që aktualisht ndodhet në Hagë, në mbrojte të luftës sonë çlirimtare.

Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare, që në çdo periudhë të rëndësishme për vendin, kanë qenë në ballë të kontributit për të mirën e atdheut.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate, i shpreh ngushëllime familjes Veseli, miqve dhe gjithë dashamirëve të të ndjerit.

Fatmir LIMAJ