75 Mall Live Search
22:00 / E Enjte, 21 Gusht 2025 / Burim

Limaj: Nisma nuk e voton kryeparlamentarin e VV-së pa marrëveshje politike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Limaj është shprehur prerazi se partia e tij nuk do ta japë votën për kryeparlamentarin nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje politike me VV-në dhe Albin Kurtin.

“Nisma ka votë për kryeparlamentarin, vetëm nëse ka marrëveshje politike”, ka deklaruar Limaj në Kanal 10.