Limaj: Nisma Socialdemokrate dhe Xhevdet Krasniqin garancia për qeverisje të përgjegjshme në Rahovec

Gjatë ditës së sotme Fatmir Limaj së bashku me bartësin e listës, Xhevdet Krasniqin, zhvilluan takim me shtabin zgjedhor të NISMA Socialdemokrate në Rahovec.
Limaj theksoi se Rahoveci ka nevojë për njerëz punëtorë dhe me dëshirë për të rikthyer dinjitetin e punëtorit, vreshtarit dhe bujkut.
Ai siguroi se lista e NISMA Socialdemokrate do të qeverisë me përgjegjësi dhe transparencë, duke vënë qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe duke qenë zëri i halleve të tyre./Indeksonline/