75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Pranvera Musa

Limaj: Nisma s’voton kryeparlamentarin e LVV-së pa marrëveshje politike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë pikë, Limaj u shpreh i prerë se partia e tij nuk do ta japë votën për kryeparlamentarin nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje politike me VV-në dhe Albin Kurtin.

“Nisma ka votë për kryeparlamentarin, vetëm nëse ka marrëveshje politike”, ka deklaruar Limaj në Kanal 10.