75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / H F

Limaj nuk u përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin: Kur të kthehem, flasim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u rikthye në kuvend pasi mungoi të hënën.

Ai nuk iu përgjigj gazetarëve nëse është marrë vesh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti lidhur me konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

Limaj tha se do të flasë pasi, siç pritet, të ndërpritet seanca konstituive.

“Kur t’kthehem. Dy minuta. Si t’vij, kthehem, flasim”, tha ai.