14:15 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Limaj pas jetësimit të marrëveshjes roming me Shqipërinë: Gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur

Koordinatori Kombëtar i dy qeverive, Fatmir Limaj, është shprehur i lumtur me nisjen e jetësimit të marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Limaj në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar ka falënderuar të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës u ka sugjeruar qytetarëve të Kosovës që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria, këtë vërë, ngase tani, sipas tij, gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur.

Postimi i plotë i Limajt:

I lumtur dhe krenar me jetësimin e marrëveshjes për heqjen graduale të tarifave roming në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Si koordinator kombëtar i dy qeverive për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Kosovë dhe Shqipërisë, falënderoj të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces që bënë të mundur realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Qytetarëve të Kosovës u sugjeroj që t’i vizitojnë plazhet dhe rekreacionet që ofron Shqipëria këtë verë, ngase tani gjithçka po bëhet më e lirë dhe më e bukur.

#Bashkëpërzhvillim

 FL