75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Limaj pas takimit me Borrellin: BE-ja, të ndërmarrë veprime konkrete për liberalizimin e vizave

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë pas takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles, se nuk mund të ketë një marrëveshje finale për sa kohë që Serbia mohon shtetësinë e Kosovës.

Sipas tij, si mund të vazhdojë dialogu  Kosovë-Serbi përderisa presidenti serb mohon krimet makabre të Serbisë të kryera në Kosovë.

Kreu i Nismës ka bërë me dije se këtë takim ka ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke shprehur zhgënjimin e Kosovës me sjelljen e disa vendeve të BE-së.

“Në këtë takim kam ngritur edhe çështjen e liberalizimit të vizave dhe se është koha që BE-së të ketë një veprim konkret për këtë çështje. Kosova është e zhgënjyer me sjelljen e disa vendeve të BE-së për këtë temë. Duke ditur që janë plotësuar të gjitha kushtet dhe duam një veprim konkret për këtë çështje. Në këtë drejtim kërkojmë nga BE-ja të hapë dyert e Kosovës drejt Perëndimit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj./Indeksonline/