75 Mall Live Search
14:27 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Limaj pas taksës 100 %: Ekonomia e vendit po lëvizë, pohapen vende të reja të punës

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar fabrikën ‘Flutura’, në Prishtinë, e cila merret me prodhimin e letrëshigjienikë.

Limaj ka thënë se aplikimi i masës prej 100 % për produktet nga Serbia tashmë ka nis t’i jap frytet e para.

Numri dy i qeverisë së Kosovës, ka thënë se kjo fabrikë tashmë ka hapur konkurs për hapjen e 20 vendeve të reja të punës dhe ky, sipas tij, është lajm i jashtëzakonshëm.

Sipas, Limajt, është jetike për Kosovën hapja e vendeve të reja të punës dhe i quajtur patriot ata që punojnë në këtë drejtim.

“Vizituam një kompani e cila ka pasur deri më tani 50 % e tregut të Kosovës në furnizim me letra dhe siç e pamë dhe nga ajo që dëgjova tha që kapacitetet dhe kërkesat janë shtuar. Tregu po zgjerohet dhe po rritet nevoja për punësim e që për neve është shumë më rëndësi prodhuesit tanë më i pa të suksesshëm . Me rrite kapacitetet prodhuese dhe vendet e punës. S’ka asgjë më me rëndësi se sa hapja e vendeve të punës”, ka thënë Limaj .

Limaj ka thënë se do të qëndrojnë afër prodhuesve vendor dhe gjithë atyre që duan të punojnë për të fuqizuar biznesin e tyre dhe në këtë forme edhe vendin.

“Ftoj njerëzit tanë të futën në vija të prodhimit në iniciativa private, sepse mirëqenia ju pret këtu në Kosovë. Ju i patë djem të ri punëtor të cilët kthehen në familjet e tyre dhe janë të kënaqur me punën që bëjnë. Apel djemve të kthejnë sytë nga puna e merrni zanate. Kjo fabrikë ka nevoje për fuqi profesionale dhe ne do t’i mbështesim”, ka shtuar Limaj.

Sipas Limajt, ekonomia e vendit po lëvize dhe koha ka ardhur t’i kthehemi punës.

E, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se impakti i vendimeve të qeverisë në raport me Serbinë dhe Bosnën ka rezoltuar me rritjen e prodhimit të kompanisë në fjalë dhe prodhuesve tjerë vendor.

Si ministër i MTI-së nga kjo fabrikë, Shala, i ka garantuar të gjithë prodhuesit vendor që fokusi kryesor do të jetë përkrahja e tyre. Ai ka paralajmëruar mbështetjen e prodhuesve vendor me grante në mënyre që të rritet zhvillimi ekonomik.

Gojart Kelemndi një nga aksionaret e kësaj fabrike ka thënëse numërojnë 50 punëtor dhe eksportojnë në pesë vende të botës. Ka thënë sekanë haur 20 vende të punës pas masave që janë aplikuar nga Qeveria e Kosovës.Ai ka thënë se shpresoj që kjo masë t mbetet akoma në fuqi.

Temat: