19:27 / E Martë, 19 Prill 2022 / k.v

Limaj për Fondin e Sigurisë: Është një fond popullizëm

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se Fondi i Sigurisë është më tepër popullizëm, teksa shtoi se siguria nuk varet nga fondet.

“Kjo tregon joseriozitet, është një sinjal që mund të tallen të tjerët, fqinjët që po flasin me ne. Forcimi i sistemit mbrojtës nuk është çështje e vullnetit individual, por është një nga shtyllat kryesore të funksionimit të një shteti. Kosova nuk ka probleme me mungesë financiare për të forcuar Forcën e Sigurisë, ne kemi probleme të tjera, kemi kufizime si shtet, kemi kufizime nga partnerët tanë, NATO për t’u armatosur”, është shprehur në KlanKosova, Fatmir Limaj.

“Kjo s’ka lidhje me patriotizëm, kjo është një eufori, një emocion që nuk guxojmë me lënë sistemin tonë të sigurisë ne euforinë e njerëzve”.

“Ky fond thjesht është popullizëm, ne jemi shtet tani, siguria e vendit nuk varet nga fondet”.