Limaj për ftesën e presidentes: Po, do të marrim pjesë
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, do të marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër në ora 12:00 nga presidentja Vjosa Osmani.
“Po, do të marrim pjesë”, tha Limaj për “Gazeta Blic”-in.
Përpos Limajt, pjesëmarrjen në takim e ka konfirmuar edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ftuar në takim liderët e partive politike për të premtën në orën 12:00, pasi që mandatari për kryeministër Albin Kurti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk arriti që në seancën e 26 tetorit t’i sigurote 61 vota dhe kështu të formohet qeveria e re.

