21:34 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Limaj: Për liberalizim vendos BE, ne do të kryejmë detyrat tona

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka shprehur qëndrimin e tij edhe sa i përket liberalizimit të vizave.

Ai në emisionin “Intervista me Blerimin” në RTK, ka thënë se për liberalizim vendos Bashkimi Evropian, por obligim i ynë është t’i kryejmë detyrat për të cilat jemi zotuar para qytetarëve, transmeton Indeksonline.

“Liberalizimi nuk është detyrë e jonë, është detyrë e BE-së dhe do të ishte e pavend të flas në emër tyre. Në do të kryejmë detyrat tona, janë të rënda, të vështira por duhet t’i marrim këto vendime dhe besojmë se do të kemi rezultate pozitive”, është shprehur Limaj./Indeksonline/